Ndërlidhjet

Sejdiu dekoron Vaclav Havelin me çmimin 'Ibrahim Rugova'



Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka dekoruar Vaclav Havelin, ish presidentin e Republikës Çeke dhe udhëheqësin e lëvizjes reformatore në këtë vend, me medaljen e artë për “Paqe, Demokraci dhe Humanizëm – Ibrahim Rugova”.

Kjo dekoratë u bë publike në akademinë përkujtimore që po mbahet në Prishtinë, në shenjë kujtimi për presidentin e parë të Kosovës, Ibrahim Rugova, i cili vdiq katër vjet më parë nga kanceri në mushkëri.

Në emër të zotit Havel, dekoratën e mori ambasadorja e Republikës Çeke në Prishtinë, Janina Hrebickova.
XS
SM
MD
LG