Ndërlidhjet

Berlin: Shfaqen skenat e filmit të humbur 'Metropolis' nga 1927



Fragmentet nga filmi i njohur “Metropolis” nga viti 1927, që mendohej se janë humbur përgjithmonë, janë shfaqur sot për herë të parë.

Pjesët nga skenat e humbura u shfaqën në një ekspozitë në Muzeun e Filmit dhe Televizionit në Berlin, pasi kopja komplete e filmit u zbulua në Argjentinë në vitin 2008.

Ekspozita u mbajt disa javë para shfaqjes së filmit të restauruar në Portën e Brandenburgut në Berlin.

Regjisori i filmit, ekspresionisti Fric Lang, e portretizon një qytet me ndërtesa të larta, ku punëtorët janë bërë skllevër të makinave të mëdha.

Vepra konsiderohet të jetë një ndër filmat më të famshëm gjermanë.
XS
SM
MD
LG