Ndërlidhjet

Josipoviq: Serbia e humbi Kosovën shumë para pavarësisë së saj



Presidenti i sapozgjedhur i Kroacisë, Ivo Josipoviq, ka deklaruar se “rrota e historisë” nuk mund të kthehet mbrapa dhe se Serbia e ka humbur Kosovën shumë përpara pavarësimit formal të saj.

Duke komentuar deklaratën e paraardhësit të tij, Stipe Mesiq, se në rast të referendumit për shkëputjen e Republikës Serbe të Bosnjës, Kroacia do të dërgonte ushtrinë të intervenojë, Josipoviq ka thënë se nuk dëshiron t’i komentojë “deklaratat joformale” dhe ka theksuar se, sa i përket atij, për zgjidhjen e problemeve nuk ekzistojnë opsione ushtarake, por vetëm bisedime, marrëveshje dhe zgjidhje të drejta.

Presidenti i ri kroat e ka vlerësuar si “absolutisht pozitive” trajektoren e marrëdhënieve Serbi-Kroaci, duke shtuar se politikanët në të dy shtetet duhet të rrezatojnë me mirëbesim dhe optimizëm.
XS
SM
MD
LG