Ndërlidhjet

Rusia do ta vë në punë reaktorin bërthamor në Iran



Kreu i korporatës shtetërore bërthamore të Rusisë (Rosatom) tha se Rusia këtë vit do ta vërë në punë reaktorin, të cilin 15 vjet më parë e ndërtoi në elektranën Bushehr në Iran.

Sergei Kirijenko tha se viti “2010 është vit i Bushehrit”.

Rusia ishte dakorduar ta ndërtojë reaktorin për Iranin në vitin 1995, por projekti 1 miliardë dollarësh vazhdimisht ishte shtyrë.

Elektrana një kohë ishte burim i mosmarrëveshjeve ndërmjet Rusisë dhe Perëndimit, i cili dyshon se Republika Islamike mund ta përdorë që të ndërtojë armë bërthamore.
XS
SM
MD
LG