Ndërlidhjet

NASA: Nuk dihet gjë për sondën Feniks në Mars



NASA tha se nuk ka asnjë informatë për sondën Feniks, e cila supozohet se ka ngrirë afër polit verior të planetit Mars.

Agjencia amerikane e hapësirës tha se anija kozmike Odiseja Mars ka kaluar 30 herë mbi vendin ku ndodhet sonda Feniks dhe nuk ka dëgjuar asgjë.

Shkencëtarët thonë se ka pak gjasa që Feniks të ketë mbijetuar dimrin e Marsit.

Sonda ateroi në Mars në maj të vitit 2008 dhe operoi për pesë muaj.
XS
SM
MD
LG