Ndërlidhjet

Xhorxh Miçell takohet me liderin palestinez Abas



Emisari amerikan për Lindjen e Mesme, Xhorxh Miçell, takohet sot me liderin palestinez Mahmud Abas në Bregun Perëndimor.

Miçell ndodhet në rajon në kuadër të një përpjekjeje të re për t’i ringjallur bisedimet e ngecura paqësore izraelito-palestineze.

Dje, në Jerusalem, Miçell u takua me kryeministrin Benxhamin Netanjahu, i cili, siç thonë analistët, i ka ndërlikuar bisedimet paqësore me një kërkesë të re për praninë e ushtrisë izraelite në Bregun Perëndimor, në rastin e një shteti të ardhshëm palestinez.

Palestinezët e kanë hedhur poshtë kërkesën.

Ndërkohë, presidenti Barak Obama ka thënë se Shtetet e Bashkuara e kanë “mbivlerësuar” aftësinë e vet për t’i bindur dy palët që t’i rifillojnë bisedimet paqësore.
XS
SM
MD
LG