Tri ditë para fillimit të fushatës parazgjedhore për komunën e Prizrenit dhe Lipjanit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ende nuk ka marrë ndonjë vendim mbi procesin në Gjilan.
Kryeshefi i Sekretariatit të KQZ-së, Xhemajl Peqani, i tha Radios Evropa e Lirë se as në mbledhjen e sotme të këtij komisioni nuk është paraparë të flitet rreth ndonjë vendimi eventual për Gjilanin.
"Një qind për qind nuk do të diskutohet për Gjilanin. Nuk e kemi në agjendë", tha Peqani.