Ndërlidhjet

Turqia kërkon shpjegime nga Armenia



Turqia pret shpjegime nga Armenia lidhur me vendimin e gjykatës, i cili bie ndesh me marrëveshjen historike për normalizimin e marrëdhënieve, tha shefi i diplomacisë turke, Ahmet Davutoglu.

Protokolli u nënshkrua në tetor mes Turqisë e Armenisë dhe synon normalizimin e raporteve, që janë armiqësore për shkak të vrasjes së armenëve nga osmanët gjatë Luftës së Parë Botërore.

Gjatë ditës, ministri i jashtëm i Armenisë, Eduard Nallbandian, tërhoqi vërejtjen se marrëveshja mund të dështojë për shkak të hapave penguese të Ankarasë.

Marrëveshja duhet të miratohet nga parlamentet e të dyja vendeve para se të hyjë në fuqi.
XS
SM
MD
LG