Ndërlidhjet

BE kërcënon Bosnjen me sanksione



I dërguari i Bashkimit Evropian në Bosnjë-Hercegovinë ka tërhequr vërejtjen se vendi mund të përballet me sanksione nëse nuk bën ndryshimet e nevojshme kushtetuese.

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, muajin e kaluar, kritikoi kushtetutën e Bosnjës pasi nuk lejon kandidimin e hebrejve dhe romëve për në presidencë apo në parlament.

Edhe Komisioni Evropian përmes një deklarate ka mbështetur vendimin e mëhershëm të Gjykatës se Bosnja duhet të ndryshojë kushtetutën përpara zgjedhjeve të tetorit.
XS
SM
MD
LG