Ndërlidhjet

Yjet e artit ndihmojnë Haitin



Dhjetëra emra të mëdhenj të muzikës dhe kinemasë kërkuan nga bota të jepnin sa më shumë që ishte e mundur në mbështetje të viktimave të tërmetit në Haiti. Thirrja u bë gjatë spektaklit të bamirësisë të drejtuar nga aktori Xhorxh Klluni dhe rreperi i lindur në Haiti, Viklef Xhin.

Shfaqja titullohej “Shpresë për Haitin tani” dhe në të morrën pjesë mbi 100 emra të mëdhenj, të cilët interpretuan në Nju Jork, Los Anxhelos dhe në Londër. Spektakli u ndoq përmes televizionit, internetit dhe telefonave mobilë në gjithë botën.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG