Kisha Ortodokse serbe ka përuruar në fronin e kryepeshkopit klerikun, Irinej Gavrilloviç. Ceremonia përuruese u zhvillua sot në Beograd.
Kreu i ri i kishës serbe ka premtuar të mbrojë pretendimet serbe në Kosovë. Në fjalimin e tij, në ceremoninë e sotme, patriarku Irinej tha se “Kosova është Jerusalemi ynë” dhe se “Serbia pa Kosovën nuk është Serbi”.