Ndërlidhjet

Nistelroj braktisë Realin, shkon në Hamburg



Futbollisti holandez Rud van Nistelroj ka deklaruar sot se do të largohet nga Reali dhe do të shkoj për të luajtur në Hamburg.
Qendërsulmuesi tha se vendimi për largim nga Reali ishte i dhembshëm.
Nistelroj thotë se ka “shkruar një kaptinë të bukur në historinë e Realit të Madridit”, por se zhgënjimi më i madh ishte që nuk ka fituar kupën e kampionëve.
Nistelroj kishte ardhur në Real në vitin 2006 nga Maçester Junajted dhe për këtë kohë ka luajtur 89 ndeshje dhe ka shënuar 60 gola.
Sivjet në Real kanë ardhur Ronaldo, Kaka dhe Benzema dhe Nistelroj 33 – vjeçar mbeti në bankën e rezervistëve.
XS
SM
MD
LG