Ndërlidhjet

Medvedev: Afër marrëveshja ruso - amerikane



Presidenti i Rusisë, Dmitrij Medvedev, ka deklaruar se marrëveshja e re për redukimin e armëve bërthamore “95 për qind është e gatshme” dhe ka shtuar se janë nga fundi debatet për këtë çështje.
Medvedev ka thënë se është shumë optimistë se “marrëveshja ndërmjet SHBA-ve dhe Rusisë shumë shpejt do të nënshkruhet”.
Medvedev dhe presidenti amerikan, Barak Obama, në korrik të vitit të kaluar janë pajtuar që sipas ujdisë së re, vendet e tyre të zvogëlojnë numrin e kokave bërthamore ndërmjet 1500 dhe 1675.
XS
SM
MD
LG