Ndërlidhjet

Ukrainë: Ambasadori i Rusisë arriti në Kijev


Ambasadori i ri i Rusisë, Mihail Zurabov, ka arritur në Kijev, në një zhvillim, që sinjalizon normalizimin e lidhjeve ndërmjet dy shteteve.

Presidenti rus, Medvedev, e ka emëruar zotin Zurabov, për ambasador në Ukrainë në gusht të vitit 2009.

Por, disa ditë pas këtij emërimi, presidenti rus Dmitri Medvedev, në një letër të hapur, e ka akuzuar presidentitn properëndimor të Ukrainës, Viktor Jushçenko, për zhvillimin e politikës anti ruse dhe e pat shpallur vendimin e tij për shtyrjen e dërgimit të ambasadorit në Ukrainë.

Zyrtarët rusë kanë thënë se ata shpresojnë se raportet e tensionuara me Kijevin do të përmirësohen pas zgjedhjeve për president.

Në rundin e dytë të zgjedhjeve, që mbahen më 7 shkurt, garojnë kandidatët Viktor Janukoviq dhe Julia Timoshenko, që kanë thënë se do t’i përmirësojnë marrëdhëniet me Rusinë.
XS
SM
MD
LG