Ndërlidhjet

Haiti kërkon mbështetje për rindërtimet kolosale



Kryeministri i Haitit Zhan Maks-Belerive u bëri thirrje donatorëve të huaj që ta rrisin mbështetjen për vendin e tij pas tërmetit shkatërrimtar të 12 janarit.

Belerive foli në mbledhjen e jashtzakonshme të zyrtarëve botërorë në Montreal të Kanadasë që të dilet me plane për të rindërtuar Haitin.

Duke thënë se do të bëhen përpjekje kolosale të rindërtimit, Belerive i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që t’i ofrojnë mbështetje masive vendit të tij.

Nga tërmeti që goditi Haitin, kanë vdekur të paktën 150 mijë njerëz, ndërsa rreth një milion kanë mbetur pa kulm mbi kokë.
XS
SM
MD
LG