Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian i dhanë "dritë të gjelbërt" vendosjes së misionit ushtarak për stërvitjen e ushtrisë në Somali.
Ushtarët e Somalisë duhet të stërviten në Ugandë, thuhet në konkluzat nga takimi i sotëm në Bruksel, ndërsa trainimi duhet të fillojë në pranverë.
Rreth 2 mijë ushtarë të Somalisë pritet të stërviten në dy cikle gjashtë mujore.