Temperaturat e ulta në Evropën Lindore dhe juglindore kanë shkaktuar vdekjen e dhjetëra njeërzve.
Gjatë natës, shkalla e termometrit ra në minus 35 gradë Celzius në Rumani, ku autoritetet thonë se 22 vdekje janë pasojë e të ftohtit.
Në Bellorusi, 10 të pastrehë kanë ngrirë për vdekje në kryeqytetin Minsk prej fillimit të janarit.
Policia në Poloni tha se 11 njerëz kanë vdekur nga i ftohti vetëm gjatë fundjavës.
Bullgaria dhe Turqia gjithashtu po përballen me vështirësi për t’i mbrojtur qytetarët e vet nga vala ekstreme e të ftohtit.