Ndërlidhjet

Fqinjtë e Afganistanit takohen para konferencës në Londër



Udhëheqës dhe zyrtarë nga vendet që kufizohen me Afganistanin pritet të takohen sot në Stamboll për të diskutuar mbi mënyrat për të ndihmuar Afganistanin që të arrijë stabilitetin dhe sigurinë.

Në takim pritet të marrë pjesë presidenti afgan Hamid Karzai, presidenti i Pakistanit, Asif Ali Zardari, dhe zyrtarë nga Irani, Kina, Taxhikistani dhe Turkmenistani.

Sekretari i Jashtëm britanik Dejvid Millibend pritet të jetë në mesin e vëzhguesve nga vendet dhe organizatat e interesuara.

Takimi mbahet dy ditë para konferencës në Londër, ku zyrtarë nga më shumë se 60 vende pritet të takohen për të diskutuar të ardhmen ushtarake dhe politike të Afganistanit.
XS
SM
MD
LG