Ndërlidhjet

Gjermania do dërgojë 500 ushtarë shtesë në Afganistan



Gjermania planifikon të dërgojë 500 ushtarë shtesë në Afganistan.

Kancelarja Angela Merkel e shpalli shtimin e trupave pas takimit me ministrat, ku e diskutoi strategjinë për Afganistanin.

Gjermania ka 4.300 ushtarë në Afganistan, kontingjentin e tretë për nga madhësia.

Merkel tha se Gjermania do ta rritë numrin e ushtarëve për trainimin e forcave afgane.

Ajo poashtu tha se Berlini do të japë 500 milionë euro për ri-integrimin e kryengritësve në shoqërinë afgane.
XS
SM
MD
LG