Ndërlidhjet

Klinton i hedh poshtë kritikat për rolin e SHBA në Haiti



Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton tha se i hedh poshtë kritikat e fundit rreth përpjekjeve të Shteteve të Bashkuara për të ndihmuar Haitin e goditur nga tërmeti, si dhe për zotimet mbi dyfishimin e ndihmave për të mbijetuarit.

Duke mbrojtur atë që ajo e quajti "zemërgjerësi e popullit tonë dhe e presidentit tonë", Klinton citoi vetëm raporte në media, dhe jo deklarata nga qeveritë tjera.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit tha se kritikat vinin nga Franca dhe Italia, si dhe nga raportimet e CNN dhe Al-Xhazira.

Kjo e fundit tha se arritja e ushtarëve amerikanë nënkupton se operacioni është militarizuar.
XS
SM
MD
LG