Ndërlidhjet

Hiqen 5 ish udhëheqës talibanë nga lista e OKB



Kombet e Bashkuara kanë shpallur se komiteti i Këshillit të Sigurimit ka hequr pesë ish udhëheqës të talibanëve nga lista e personave që u janë nënshtruar sanksioneve për lidhjet e tyre me Al Kaidën.

OKB tha se vendimi është marrë me kërkesë të presidentit të Afganistanit, Hamid Karzai, si pjesë e përpjekjeve për t'u shtrirë dorën kryengritësve dhe promovuar pajtimin kombëtar.

OKB tha se të pestët nuk do të jenë më objekt i ndalimit të udhëtimeve ndërkombëtare dhe ngrirjes së aseteve.
XS
SM
MD
LG