Ndërlidhjet

OKB: 212 milionë të papunë në 2009



Agjencia Ndërkombëtare e Punës tha se papunësia në shkallë botërore ka shkuar në rreth 212 milionë njerëz në vitin 2009.

Agjencia e OKB-së tha se prej vitit 2007 armatës të së papunëve u janë shtuar 34 milionë njerëz.

Vitin e kaluar, papunësia më së shumti goditi Amerikën Veriore, Japoninë dhe Evropën Perëndimore si pasojë e recesionit më të rëndë që nga vitet e 1930-ta.

Rajone tjera më të goditura janë Evropa Lindore dhe Amerika Latine, kurse shkalla e papunësisë ishte më stabile në Azi, Afrikë dhe Lindjen e Mesme.
XS
SM
MD
LG