Ndërlidhjet

Kosovë: Thirrje për partneritet publiko-privat për aeroport


Qeveria e Kosovës sot ka ftuar ofertuesit për krijimin e një partneriteti publiko – privat për operim dhe modernizim të aeroportit të vetëm ndërkombëtar në Kosovë.

Ky projekt e ka vlerën afro 100 milionë euro.

- Me pjesëmarrjen e partnerit privat në menaxhim dhe zgjerim të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, ne parashohim shërbime të përmirësuara dhe infrastrukturë të zgjeruar, tha kryeministri Hashim Thaçi, duke shtuar se beson “se aeroporti do të jetë më i miri dhe më konkurruesi në rajon për dekadat që vijnë”.

Këto komente u bënë në fillim të Konferencës triditëshe të ofertuesve për partneritetin publiko-privat në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.
XS
SM
MD
LG