Ndërlidhjet

Obama: Lufta në Irak merr fund, trupat do të kthehen



Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, tha se lufta në Irak po përfundon dhe se të gjitha trupat amerikane do të kthehen në Amerikë.

Në fjalimin e parë vjetor në Kongres për gjendjen në vend, Obama tha se të gjitha trupat luftarake do të tërhiqen nga Iraku deri në fund të gushtit, siç është planifikuar. Ai gjithashtu u zotua për të përkrahur Qeverinë irakiane gjatë zgjedhjeve të ardhshme dhe për partneritet me popullin e Irakut, për të promovuar paqe dhe prosperitet në rjaon.

“Ndërsa po luftojmë Al Kaidën, kemi përgjegjësinë që Irakun t’ia lëmë popullit të tij. Si kandidat, premtova se do t’i jap fund kësaj lufte, dhe kjo është ajo që po bëj si president. Të gjitha trupat tona luftarake do të kthehen deri në fund të gushtit. Ne do ta mbështesim Qeverinë irakiane dhe do të vazhdojmë të jemi partnerë me popullin irakian për të promovuar paqe dhe stabilitet rajonal”, tha Obama.

Sa i përket rrjetit terroist Al Kaida, Obama tha se në vitin e kaluar, “qindra” luftëtarë dhe bashkëpunëtorë të Al Kaidës, përfshirë udhëheqës të lartë, janë kapur apo vrarë, shumë më tepër se në vitin 2008.
XS
SM
MD
LG