Ndërlidhjet

Osama Bin Laden fton për bojkot të dollarit dhe mallrave amerikane


Lideri i rrjetit terrorist Al Kaida, Osama Bin Laden, ka ftuar për bojkotim të dollarit dhe mallrave amerikane, duke akuzuar Shtetet e Bashkuara dhe vendet tjera industriale se janë përgjegjëse për ngrohjen globale.
Në incizimin që e ka emetuar Al Xhazira, Osama Bin Laden, ka sinjalizuar për rrezikun e ngrohjes globale dhe ndryshimeve klimatike dhe ka shtuar se e rruga e vetme për të ndalur këtë trend është “frenimi i ekonomisë amerikane”.
Autenticiteti i incizimit të fundit të terroristit më të kërkuar në botë ende nuk është konfirmuar.
XS
SM
MD
LG