Ndërlidhjet

Milibend: Viti 2010 - vendimtar për Afganistanin


Forcat afgane mund të marrin mbi vete çështjet e sigurisë në disa provinca të vendit deri në vitin 2012, ndërsa i gjithë procesi mund të përfundoi brenda 5 viteve, thuhet në kumtesën e lëshuar pas mbylljes së konferencës kushtuar Afganistanit në Londër.
Ministri i Jashtëm britanik, Dejvid Milibend, ka thënë se viti 2010 do të jetë vendimtar dhe ka sinjalizuar edhe rreziqet e mundshme nga kryengritja e sërishme.
Liderët botëror premtuan 140 milionë dollarë për përfitimin e luftëtarëve talebanë.
Kryetari i Afganistanit, Hamid Karzai, ka bërë të ditur hollësitë e planit përmes të cilit talebanët do të bindeshin që të heqin dorë nga dhuna dhe të marrin pjesë në bisedimet paqësore.
XS
SM
MD
LG