Ndërlidhjet

Jemen: Kryengritësit pranojnë përfundimin e luftës


Raportohet se një lider i kryengritësve shiitë në pjesën veriore të Jemenit, e ka publikuar një audio mesazh në Internet, ku thotë se kryengritësit do të pranojnë kushtet e qeverisë për përfundimin e luftës, nëse pushojnë sulmet kundër tyre.

Kryengritësit luftonin kundër forcave qeveritare prej vitit 2004.

Rundi i fundit i këtyre luftimeve u zhvillua në gusht të vitit të kaluar, kur ushtria e ndërmori një ofensivë të shkallës së gjërë kundër kryengritësve.

Organizatat ndërkombëtare humanitare patën thënë se më se 150 mijë vetë ishin zhvendosur për shkak të luftës prej vitit 2004.
XS
SM
MD
LG