Ndërlidhjet

Rusi: Protestuesit kërkojnë dorëheqje të kryeministrit Putin



Mijëra njerëz kanë protestuar në enklavën ruse të Kaliningradit duke bërë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Vladimir Putin për shkak të kostos së lartë të jetesës dhe papunësisë.

Boris Nemcov, lider i lëvizjes opozitare “Solidariteti” i tha radios “Eko Moska” se protesta u organizua për shkak të rritjes prej 25-30% të shpenzimeve mujore dhe papunësisë së lartë.

Nemcov tha se tubimi u organizua nga partitë politike.
XS
SM
MD
LG