Ndërlidhjet

Kina i shton kritikat ndaj SHBA për shitjen e armëve Tajvanit



Kina i ka shtuar kritikat ndaj planeve të Shteteve të Bashkuara për t’i shitur armë Tajvanit.

Ministri i Jashtëm Jang Xhieqi ka thënë se SHBA po e “dëmtojnë sigurinë kombëtare të Kinës dhe synimin e madh të ribashkimit” me Tajvanin.

Jang tha se Kina dhe SHBA kanë pasur shumë diskutime për shitjen e armëve, por Uashingtoni e ka injoruar kërkesën e Pekinit që shitja të ndalohet.

Të shtunën, Departamenti i Shtetit u përpoq ta zbutë mosmarrëveshjen, duke shprehur keqardhje se Kina i ka shpallur planet për t’i ndëprerë shkëmbimet në fushën ushtarake dhe ndëshkuar firmat amerikane që bëjnë pajisjen e Tajvanit me armë mbrojtëse.
XS
SM
MD
LG