Ndërlidhjet

Dy Koretë nesër i vazhdojnë bisedimet



Korea e Jugut dhe e Veriut të hënën do t’i vazhdojnë bisedimet për bashkëpunim ekonomik përkundër zjarrit artilerik të Koresë Veriore të javës së kaluar përgjatë kufirit të kontestuar detar.

Ministria e Bashkimit në Seul tha se Veriu e ka miratuar planin që një delegacion ta kalojë tokën e fortifikuar në kufi.

Ndërkohë, raportohet se kreu i OKB-së, Ban Ki-mun do të dërgojë dy emisarë specialë në Korenë Veriore për t’i diskutuar bisedimet e pezulluara ndërmjet Kombeve të Bashkuara dhe Phenainit për ndihma humanitare. Emisarët gjithashtu pritet t’i diskutojnë edhe mënyrat se si të ringjallet procesi i çarmatimit bërthamor të Koresë së Veriut.
XS
SM
MD
LG