Ndërlidhjet

Karzai fton talibanët t'i ulin armët



Presidenti i Afganistanit Hamid Karzai sot u ka bërë thirrje luftëtarëve talibanë që t’i ulin armët dhe t’i pranojnë ligjet afgane, duke thënë se qeveria e tij e bën më të mirën për t’i sjellur vendit paqe dhe siguri.

Vërejtjet e Karzait vijnë disa ditë pasi ai dhe aleatët e tij perëndimorë u dakorduan të formojnë një program të gjerë për t’i bindur luftëtarët talibanë që të braktisin kryengritjen dhe t’u bashkangjiten rrjedhave të shoqërisë.

Karzai ripërsëriti se oferta e tij për pajtim kombëtar nuk përfshin asnjërin nga Al Kaida, duke thënë se në Afganistan nuk ka vend për terroristë.
XS
SM
MD
LG