Ndërlidhjet

Jemen: Vriten 20 kryengritës



Të paktën 20 kryengritës shiitë janë vrarë në përleshjet me forcat e armatosura të Jemenit, vetëm një ditë pasi kryengritësit shpallën se i pranojnë kushtet e qeverisë për armëpushim, njoftuan mediat lokale.

Përleshjet shpërthyen në provincat veriore Malahid dhe Sada, kurse në mesin e të vrarëve është edhe një udhëheqës i kryengritësve, njoftoi ministria e Mbrojtjes.

Dje Reuters transmetoi se udhëheqësi i kryengritësve shiitë, Abdul Malik al-Huti shpalli armëpushim me forcat e qeverisë.

Kushtet e qeverisë për armëpushim janë tërheqja e kryengritësve, heqja e postblloqeve, kthimi i pajisjeve të grabitura ushtarake dhe civile, si dhe mosndërhyrja në punën e autoriteteve lokale.
XS
SM
MD
LG