Ndërlidhjet

Pakistan: Talibanët thonë se lideri i tyre nuk është vrarë


Talibanët në Pakistan e kanë përgënjeshtruar raportin për vrasjen e liderit të tyre, Hakimullah Mehsud, gjatë një sulmi të një aeroplani pa ekuipazh të Shteteve të Bashkuara.

Një zëdhënës i talibanëve i tha agjencisë Reuters, se raporti i tillë ishte “gënjeshtër totale”.

Ushtria e Pakistanit po zhvillon hetime lidhur me raportin në Televizionin e Pakistanit, se Hakimullahu kishte vdekur nga plagët e sulmit nga aeroplani dhe se është varrosur në rajonin fisnor, Orakzai, në pjesën veriperëndimore të Pakistanit.

Televizioni shtetëtor nuk ka thënë se kur kishte ndodhur ky sulm.
XS
SM
MD
LG