Ndërlidhjet

Pakistan: Nga dhuna në Karaçi – 17 të vrarë


Gjatë tri ditëve të dhunës politike në qendrën komerciale pakistaneze, Karaçi, janë vrarë së paku 17 vetë.

Një zyrtar i lartë lokal i policisë, tha se dhuna shpërtheu të premten, kur aktivistët e lëvizjes Mutahida Qaumi u përleshën me ata të Partisë Kombëtare Avami.

Të dy këto parti janë në koalicionin e udhëhequr nga presidenti Asif Ali Zardari.

Karaçi është qytet me afro 18 milionë banorë dhe është qendër komerciale dhe industriale e Pakistanit.

Poashtu, është pika kryesore tranzitore për furnizime ushtarake të Shteteve të Bashkuara dhe të NATO-s në Afganistan.
XS
SM
MD
LG