Ndërlidhjet

Prishtinë: Arrestime për trafikim me qenie njerëzore



Policia e Kosovës, pas një operacioni, i cili ka përfshirë të gjitha drejtorit rajonale, ka arrestuar disa personave për trafikim me qenie njerëzore.

Zëdhënësi i policisë, Baki Kelani tha se janë kontrolluar 40 lokale.

“Janë kontrolluar 206 persona, prej tyre janë arrestuar pesë, tre për mundësim të prostitucionit, ndërsa dy për armëmbajtje pa leje”, tha Kelani.

Policia e Kosovës tha se në Mitrovicë janë arrestuar katër vetë për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe falsifikim të dokumenteve zyrtare.

Zyrtarë të Policisë thanë se kanë arrestuar edhe tre vetë për grabitje të armatosur në një filiale të Postë-Telekomit të Kosovës.
XS
SM
MD
LG