Ndërlidhjet

Kler Short thotë Bler ka gënjyer për luftën në Irak



Ish ministreja Kler Short e akuzoi ish kryeministrin britanik Toni Bler se ka gënjyer për invazionin në Irak në vitin 2003.

Short, kritike e vjetër e Blerit, që ishte asokohe sekretare për zhvillim ndërkombëtar, i kontestoi dëshmitë që Bler i paraqiti javën e kaluar, duke thënë se ai e kishte lënë mënjanë kabinetin dhe i mbante ministrat në errësirë.

Short votoi në favor të invazionit në Irak në vitin 2003, por pak më vonë u largua nga qeveria sepse, siç tha, Bler i ka thënë se Kombet e Bashkuara e kanë rolin udhëheqës.

Të premten e kaluar, Bler e mbrojti vendimin e tij për luftën në Irak, duke thënë se Sadam Huseini ishte kërcënim për botën dhe duhej të çarmatoset apo të largohet.
XS
SM
MD
LG