Ndërlidhjet

Pakistan: Vriten deri 80 militantë



Një komandant i ushtrisë së Pakistanit tha se deri 80 militantë janë vrarë në vërsuljen më të re kundër ekstremistëve në rajonet fisnore afër kufirit me Afganistanin.

Koloneli Rana Munavar tha se gjakderdhja ndodhi kur forcat kufitare i sulmuan pozicionet e talibanëve në distriktin Baxhaur pas sulmit vetëvrasës, që la 17 të vdekur në një postbllok të shtunën.

Nuk ka konfirmim të pavarur për bilancin e të vdekurve.

Pakistani është nën presion të SHBA-ve për të eliminuar kërcënimet e militantëve.
XS
SM
MD
LG