Deputetja e Azerbejxhanit Elmira Mahmudova ka propozuar që ditëlindja e nënës së presidentit Ilham Aliev të kremtohet për çdo vit si Dita e Nënës, raportoi shërbimi për Azerbejxhanin i Radios Evropa e Lirë.
Shumica parlamentare e kanë mbështetur idenë, e cila u propozua të hënën.
Ahundova ka argumentuar se shënimi i 8 Marsit si Dita Ndërkombëtare e Gruas, i cili daton nga epoka sovjetike, është “i tejkaluar”, prandaj Dita e Nënës duhet të kremtohet më 28 prill, në ditëlindjen e nënës së presidentit, Zarifa Alieva, e cila vdiq në vitin 1985.