Dhjetëra pelegrinë shiitë janë vrarë nga shpërthimi i një bombe në paralagjet e qytetit të shenjtë Qerbela.
Numri i viktimave ende është i paqartë, por zyrtarët thanë se të paktën 10 njerëz janë vrarë dhe dhjetra janë plagosur në shpërthimin.
Nuk dihet nëse shpërthimi ishte sulm vetëvrasës apo bombë e vendosur në rrugë.