Ndërlidhjet

Kroaci: Fillon gjykimi për vrasjen e gazetarit



Katër persona, të akuzuar për vrasjen e gazetarit kroat, Ivo Pukaniç, dhe ndihmësit të tij, Niko Franjiç, kanë dalë sot para gjyqit.

Vrasja e kryeredaktorit të javores kroate “Nacional” dhe ndihmësit të tij ndodhi në Zagreb në vitin 2008. Të akuzuarit besohet se janë pjestarë të një rrjeti kriminal.

Kroacia dhe Serbia kanë ngritur akuza ndaj tetë personave për vrasjen në fjalë. Një nga krerët e mafias, Sreten Joçiq, i cili është arrestuar në Beograd, akuzohet se ka paguar 1.5 milionë dollarë për vrasjen e gazetarit kroat.
XS
SM
MD
LG