Ndërlidhjet

Arrestohet rrëmbyesi i aeroplanit Tiranë-Stamboll



Policia gjermane ka arrestuar shtetasin turk, Hakan Ekinçi, gjatë një kontrolli në një nga trenat e linjës Kopenhagë-Hamburg.

Autoritetet në Shqipëri kanë lëshuar një urdhërarresti ndërkombëtar për Ekinçi, për rrëmbimin e një aeroplani të linjës Turkish Airlines në vitin 2006. Ekinçi e detyroi aeroplanin e linjës Tiranë-Stamboll të ndalonte në Brindizi, në shenjë proteste ndaj refuzimit të kërkesës për strehim nga autoritetet shqiptare.
XS
SM
MD
LG