Ndërlidhjet

Dorëhiqet këshilltari i Kremlinit për pjesëmarrje në protesta



Një këshilltar i lartë i Kremlinit është detyruar të japë dorëheqje pasi kishte marrë pjesë në demonstratat kundër qeverisë në enklavën ruse të Kaliningradit.

Gazeta “Vedomosti” raportoi se nga këshilltari i presidentit për politikë të brendshme, Oleg Matvejçev, është “kërkuar që të shkruajë letrën e dorëheqjes”.

Më shumë se 10 mijë njerëz, sipas organizatorëve, morën pjesë në demonstratat në Kaliningrad më 30 janar, ku u kërkua dorëheqja e kryeministrit Vladimir Putin.
XS
SM
MD
LG