Ndërlidhjet

MPJ: Klinton do të vizitojë Kosovën



Ministri i Jashtëm i Kosovёs, Skender Hyseni ka pasur njё takim "tё pёrzemёrt dhe pёrmbajtёsor" me sekretaren amerikane të Shtetit Hillari Klinton gjatё qёndrimit nё Uashington, ku mori pjesё nё ngjarjen tradicionale “Lutjet e Mёngjesit”.

Takimi ka qenё i mbyllur dhe u zhvillua “nё katёr sy”, njoftoi ministria e jashtme në Prishtinë.

Hyseni dhe Klinton kanё biseduar për proceset nё Kosovё, pёr njohjet e saj, pёr procesin nё Gjykatёn Ndёrkombёtare tё Drejtёsisё, si dhe pёr hapat qё duhet tё merren pёr tё çuar proceset nё Kosovё edhe mё pёrpara.

Ministri Hyseni e ka ftuar Sekretaren e Shtetit qё tё vizitojё Kosovёn, ftesё tё cilёn Klinton e ka pranuar me kёnaqёsi. Vizita e Klinton në Kosovë pritet tё realizohet gjatё kёtij viti, njoftoi ministria e jashtme e Kosovës.
XS
SM
MD
LG