Ndërlidhjet

Munih: Kina për të parën herë në Konferencën e sigurisë


Zyrtarë të mbrojtjes, diplomatë dhe politikanë nga e gjithë bota po arrijnë në Munih të Gjermanisë për Konferencën vjetore të sigurisë.

Ky tubim që fillon sot, është forumi kryesor ndërkombëtar për politikën e sigurisë.

Në këtë konferencë, në të cilën për të parën herë merrë pjesë edhe Kina, pritet të diskutohet për çarmatimin bërthamor, programin atomik kundërthënës iranian, për luftën në Afganistan dhe për rolin e ardhshëm të Kinës në çështjet botërore.

Konferenca përfundon punimet të dielën.
XS
SM
MD
LG