Ndërlidhjet

Feith ngre ekipin për Mitrovicën Veriore



Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar, Pieter Feith, ka emëruar 14 anëtarë në Ekipin Përgatitor Komunal për komunën e re të Mitrovicës Veriore.

Ekipi ka mandat teknik për të përgatitur të gjitha burimet, pasuritë dhe strukturat administrative që nevojiten për krijimin dhe funksionimin e ardhshëm të komunës së re të Mitrovicës Veriore. Pjesëtarëve të emëruar të EPK-së do t’u bashkohet edhe nga një përfaqësues i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, një përfaqësues nga “komuna amë” dhe një përfaqësues nga Zyra Civile Ndërkombëtare.

Lajmi bëhet i ditur nga Zyra e Përfaqësuesit Civil.
XS
SM
MD
LG