Ndërlidhjet

16 të vrarë në Kaukazin Verior



Të paktën 16 njerëz, përfshirë një shef policie në kryeqytetin e republikës ruse të Dagestanit, e kanë humbur jetën në vargun e përleshjeve dhe sulmeve në rajonin e Kaukazit verior.

Shefi i policisë në kryeqytetin Mahaçkala, vozitësi dhe dy truprojet e tij u vranë në automjetin e tyre.

Në Çeçeninë fqinje, të paktën gjashtë militantë dhe pesë trupa ruse raportohet se janë vrarë në përleshjet prej të enjtes.
XS
SM
MD
LG