Ndërlidhjet

Ukraina nesër zgjedh presidentin



Fushata për rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë përfundoi, ndërsa kandidatët mbrëmë i mbajtën tubimet e fundit.

Në Kiev, Viktor Janukoviç parashikoi fitore ndaj kryeministres Julia Timoshenko, ish aleaten nga Revolucioni i Portokalltë, duke thënë se ajo dështoi t’u ofrojë progres ukrainasve.

Timoshenko ndërkaq foli para priftërinjve duke u kërkuar që “të luten për Urakinën”.

“Lus Zotin që ta bekojë unitetin e shtetit tonë, kështu që askush të mos mund të na ndajë dhe të na bëjë armiq. Po të jenë njerëzit e bashkuar, do të jetë edhe shteti”, tha Timoshenko.
XS
SM
MD
LG