Ndërlidhjet

K. Veriore liroi misionarin amerikan



Një misionar i krishterë amerikan raportohet se ka mbërritur në Kinë pasi u lirua nga Korea Veriore.

Agjencitë e Koresë Jugore raportuan se Robert Park sot mbërriti në Pekin.

Të premten, Pheniani tha se do ta lirojë misionarin, duke thënë se ai është “penduar sinqertë”për hyrjen ilegale në këtë vend nga Kina në Ditën e Krishtlindjeve.

Park, 28 vjeç, kishte hyrë në Korenë e Veriut duke mbajtur me vete letra, të cilat i bënin thirrje diktatorit verikorean Kim Xhong Il, që t’i mbyllë kampet brutale të të burgosurve dhe të largohet nga pushteti.
XS
SM
MD
LG