Ndërlidhjet

Kina kundërshton "vendosmërisht" takimin Obama - Lama



Kina tha se “vendosmërisht” e kundërshton takimin e planifikuar të presidentit amerikan Barak Obama me udhëheqësin shpirtëror të Tibetit, Dala Lama.

Ministria e Jashtme tha se takimi mund t’i dëmtojë më tej marrëdhëniet ndërmjet Pekinit dhe Uashingtonit.

Obama do të takohet me Dalai Lamën në Uashington më 17-18 shkurt, duke ndjekur kështu hapat e paraardhësve të tij, të cilët takoheshin me Lamën si shenjë e përkushtimit të SHBA-ve për të drejtat e njeriut.
XS
SM
MD
LG