Ndërlidhjet

Rasmusen 'habitet' përse Rusia e sheh NATO-n si kërcënim



Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmussen, sot u shpreh i befasuar se Rusia ende e konsideron aleancën ushtarake kërcënim kryesor të sigurisë.

“Më duhet të them se kjo doktrinë e re nuk e pasqyron botën reale”, tha Rasmussen në margjinat e konferencës së sigurisë në Mynih.

Reagimi i tij vjen një ditë pasi presidenti i Rusisë Dimitri Medvedev e nënshkroi versionin e ri të dokumentit kryesor strategjik ushtarak të Rusisë, i cili e përcakton zgjerimin e NATO-s si njërin nga kërcënimet kryesore të Rusisë.
XS
SM
MD
LG